Një vit pasi u dëmtua rëndë nga flakët, kisha e Shën Ilias në Lekël të Tepelenës po rikthehet në gjendjen e mëparshme. Punimet për çatinë, tavanin dhe forcimin e konstruksionit janë drejt përfundimit. Objekti i ndërtuar rreth dy shekuj më parë po rifiton identitetin e tij si pjesë e trashëgimisë kulturore.