Trembëdhjetë persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset ndodhen në terren për të gjetur të tjerë të mbetur në rrënoja. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha për mediat vendase se numri aktual i trupave të gjetur është rritur në 13, ndërsa tre u plagosën dhe ndodhen në spital. Ai shtoi se dy gra janë nxjerrë nga rrënojat dhe se operacioni i shpëtimit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë.