Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mesatarisht 100 mijë raste të të infektuarve me Covid-19 në ditë, duke arritur thuajse nivelet e valës së parë të dimrit të shkuar. Nisur nga shifrat e larta autoritetet bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen për të frenuar një përhapje më të madhe të variantit të ri Delta, pasi parashikojnë që rastet e infektimeve do të vazhdojnë të rriten në rast se nuk ndërgjegjësohen.