Pavarësisht konfliktit të ri të armatosur që ka rrëmbyer vëmendjen e saj, ashtu si edhe pjesës tjetër të botës, SHBA i ktheu sytë sërish nga Ukraina. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u shpreh se Kongresi duhet të veprojë me shpejtësi për të ofruar ndihma për Ukrainën përpara fundit të këtij muaji, pas të cilit do të bëhet shumë e vështirë dhënia e ndihmës që i nevojitet Kievit.