Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03/2026 22:05

Në një rrugë të rrethuar me pemë në veri të Londrës, e njohur si “Rreshti i Miliarderëve”, një grup vilash kryesisht boshe, qëndrojnë pas gardheve të larta dhe portave të zeza të blinduara. Ndërsa fëmijët kalojnë pranë, roje private në makina të zeza SUV patrullojnë jashtë. Pas fasadave të këtyre shtëpive luksoze në “The Bishops Avenue” fshihet një rrjet që shtrihet nga Teherani në Dubai dhe Frankfurt. Pronësia, përmes shtresave të kompanive fiktive, të çon te një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme: Mojtaba Khamenei, djali i dytë i Liderit Suprem të Iranit. 56-vjeçari, mbikëqyr një perandori të shtrirë investimesh, sipas personave që kanë njohuri për çështjen dhe vlerësimit të një agjencie kryesore inteligjence perëndimore. Burimet për Bloomberg thonë se ndërsa Khamenei i ri përmbahet nga vendosja e aseteve në emrin e tij, ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në marrëveshje, disa prej të cilave datojnë të paktën që nga viti 2011. Fuqia e tij financiare ka përfshirë gjithçka, nga transporti detar në Gjirin Persik deri te llogaritë bankare zvicerane dhe pronat luksoze britanike me vlerë mbi 138 milionë dollarë, thonë burimet që kërkuan anonimitetin nga frika e hakmarrjes ose sepse nuk janë të autorizuar të flasin publikisht. Së bashku, rrjeti i firmave e ka ndihmuar Khamenein të kanalizojë fonde, sipas disa vlerësimeve në miliarda dollarë, në tregjet perëndimore, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së të vendosura ndaj tij në vitin 2019. Kjo përfshin pasuri të paluajtshme, një shtëpi kushtoi 33.7 milionë paund kur u ble në vitin 2014, në disa nga lagjet më ekskluzive të Londrës, një vilë në një zonë të quajtur “Beverly Hills i Dubait” dhe hotele luksoze evropiane nga Frankfurti në Majorka. Fondet për transaksionet janë kaluar përmes llogarive në banka në MB, Zvicër, Lihtenshtajn dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas dokumenteve të para nga Bloomber. Fondet e kanë origjinën kryesisht nga shitjet e naftës iraniane, thanë burimet. Asnjë nga dokumentet e para nga Bloomberg nuk liston asete drejtpërdrejt në emër të Khameneit. Shumë nga blerjet shfaqen në emër të një biznesmeni iranian, Ali Ansari, i sanksionuar nga MB në tetor. Mediat shtetërore të Iranit e përshkruajnë Liderin Suprem dhe familjen e tij, pjesë e një lëvizjeje revolucionare që përmbysi një monark në vitin 1979 në emër të të varfërve dhe Islamit, si njerëz që bëjnë një jetë modeste dhe të devotshme. Ka pak indikacione se familja ka përdorur asetet e huaja për të financuar stile jete ekstravagante. Megjithatë, pasuria e fshehur e Khameneit të ri bie ndesh me atë imazh të devotshmërisë të promovuar nga regjimi, veçanërisht pas rritjes së varfërisë dhe trazirave të përhapura e protestave kundër Republikës Islamike, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbështetjes për monarkinë e përmbysur dhe kanë parë mijëra të vrarë në Iran që nga fillimi i vitit. Zemërimi i drejtuar ndaj niveleve të larta të korrupsionit ekonomik dhe keqmenaxhimit në regjim shpesh shigjeton ‘aghazadeh’, një term pejorativ i përdorur për të përshkruar fëmijët e elitës të akuzuar për grumbullimin e pasurisë së madhe falë lidhjeve politike të të afërmve të tyre. Një hetim njëvjeçar i Bloomberg News zbulon se si shtrirja financiare e familjes është zgjeruar përtej kufijve të Republikës Islamike. Ky tregim bazohet në intervista me njerëz që kanë njohuri të drejtpërdrejta për marrëveshjet financiare të Mojtaba Khameneit, si dhe në një rishikim të rekordeve të pasurive të paluajtshme dhe dokumenteve konfidenciale të biznesit, që variojnë nga marrëveshjet e menaxhimit të hoteleve deri te detajet e pronësisë korporative dhe transfertat bankare. Ansari, në veçanti, ka qenë jetik për marrëveshjet, sipas vlerësimit të inteligjencës perëndimore. I konsideruar gjerësisht si një figurë e fuqishme në prapaskenë në sistemin politik të Iranit, me lidhje të ngushta me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Mojtaba Khamenei i është shmangur kryesisht vëmendjes publike. Historia e portofolit të investimeve jashtë shtetit të Khameneit ilustron se si elita e Iranit arriti të lëvizë kapitalin jashtë vendit, pavarësisht se vendi i nënshtrohet një prej regjimeve më të rrepta të sanksioneve në histori për dy dekadat e fundit për shkak të programit të tij bërthamor dhe mbështetjes për grupet e armatosura. Presionet ekonomike janë shtuar që kur Donald Trump u rikthye në detyrë në vitin 2025. Por dobësitë në sistemin financiar global mund të lejojnë rrjetet klandestine të lulëzojnë, sipas ekspertëve të financave të paligjshme. Presidenti i SHBA-së shtoi presionin mbi Iranin të mërkurën duke kërcënuar me sulme ushtarake për programin e tij bërthamor. Ali Ansari, një manjat ndërtimi 57-vjeçar, u përshkrua vitin e kaluar nga autoritetet britanike si një “bankier dhe biznesmen i korruptuar iranian”. I lindur në një familje të klasës punëtore, ai u ngrit për t’u bërë fytyra e një rrjeti të gjerë biznesi vendas që përfshin kompleksin luksoz “Iran Mall” dhe ish-bankën “Ayandeh Bank”. Ansari thuhet se u njoh me Mojtaba Khamenein gjatë shërbimit ushtarak në fund të viteve 1980. Më vonë, ai siguroi kontrata fitimprurëse shtetërore dhe licenca importi, duke lëvizur shpejt në ndërtim, transport detar dhe petrokimi, industri që shërbyen si kanale për të lëvizur fondet qeveritare jashtë vendit. Hetimi zbulon se asetet e rrjetit shtrihen përtej Londrës: Hotele me pesë yje në Frankfurt, Gjermani. Pronat luksoze në bregdetin e Majorkas, Spanjë. Një penthouse në Toronto, Kanada, i shitur për 10.5 milionë dollarë kanadezë në 2020. Asete në Paris, Francë, të shitura në 2023.

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53