Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i dha një përgjigje të fortë kërcënimeve të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump për t`i dhënë fund tregtisë me Spanjën. Në një fjalim televiziv prej 10 minutash, Sánchez u ndal mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza, e përmendi deri edhe luftën e Irakut më shumë se 20 vjet më parë, duke kujtuar se qëndrimi i Spanjës ka qenë përherë “kundër luftës”.