Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03/2026 14:12

Mojtaba Khamenei, djali i Liderit Suprem të Iranit që u vra në sulmet e shba dhe izraelit, i ka mbijetuar sulmeve ajrore, thanë dy burime iraniane për Reuters të mërkurën. Mojtaba shihet gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i babait të tij, thanë burimet. Një klerik i rangut të mesëm me lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare të Iranit, Mojtaba i linjës së ashpër është një nga figurat më me ndikim në establishmentin klerik iranian. Ai është parë për vite me radhë si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar të atin. "Mojtaba është gjallë... ai nuk ishte në Teheran kur u vra Lideri Suprem," tha një nga burimet. Babai i tij u vra të shtunën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan objektiva në të gjithë Iranin, bashkë me një numër figurash të tjera ushtarake. Media shtetërore iraniane njoftoi vdekjen e Khameneit herët të dielën. Një zyrtar i lartë izraelit i tha Reuters se trupi i udhëheqësit iranian ishte gjetur dhe Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin punuar ngushtë me Izraelin për të goditur njeriun që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989. Zërat se Mojtaba Khamenei, 56 vjec, mund të jetë lideri i ardhshëm suprem, e vendosin automatikisht atë në shënjestrën e trumpit dhe të izraelit. Ky i fundit ka paralajmëruar se çdo udhëheqës i ri i emëruar nga klerikët në pushtet të Iranit do të ishte "një objektiv i qartë për eliminim". "Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian do të jetë një objektiv i qartë për eliminim - Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar Ushtrinë të përgatitet dhe të veprojë me të gjitha mjetet e nevojshme'", tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. "Nuk ka rëndësi se si quhet apo ku fshihet", shtoi ai.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58