Top Channel/ SHBA, demokratët rezolutë: T`i bllokohet shitja e armëve Izraelit!
21/05/2021 09:57

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A. paraqitën një rezolutës për bllokimin e shitjes së propozuar Izraelit të armëve të precizionit të lartë me vlerë 735 milion dollar, një përgjigje simbolike kjo ndaj ofensivës së shtetit hebre në Rripin e Gazës. Në krye të kësaj nismes është vendosur Alexandria Ocasio-Cortez , bashkë me dy ligjvënës të tjerë, Mark Pocan dhe Rashida Tlaib. Rezoluta kërkon të ndalohet shitja e ngarkesës që përbëhët kryesisht ato që njihen si Municione të përbashkëta sulmi direkt, të cilat i kthejnë “bombat memece”, në armë të drejtuara me mjaft precision. “ Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara i kanë shitur Izraelit miliarda dollarë armë pa i kërkuar kurrë që të respektojë të drejtat themelore Palestineze. Duke vepruar kështu, ne kemi kontribuar drejtpërdrejt në vdekjen, zhvendosjen dhe heqjen e të drejtave të miliona njerëzve," tha Ocasio-Cortez në një deklaratë të saj. "Në një kohë kur kaq shumë zëra, përfshirë dhe vetë Presidentin Biden, mbështesin armëpushimin, ne nuk duhet t'i dërgojmë armë‘ sulmi të drejtpërdrejtë 'Kryeministrit Netanyahu për të zgjatur këtë dhunë”, vazhdon ajo. Joe Biden e miratoi shitjen në 5 maj, por ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës i detyroi disa prej demokratëve të tij ta kundërshtojnë me forcë këtë lëvizje. Rezoluta, me shumë gjasë, nuk do ta marrë dritën jeshile të kongresit, por konsiderohet gjerësisht se ajo do të shërbejë si një gjest simbolik i kundërshtimit në rritje mes demokratëve të ndihmës ushtarake amerikane për shtetin hebre.

Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53