Top Channel/ Serbia rikthen shërbimin e detyruar ushtarak: Vuçiç firmos marrëveshjen “e luftës”!
14/09/2024 15:10

Një ditë pasi njoftoi se vendi i tij kërkon kthimin në “status quo ante” (gjendjen e mëparshme) në veriun e Kosovës, si rrugë për tejkalimin e situatës së krijuar nga ato që i përshkroi si qëllime të Prishtinës për përndjekjen e popullsisë serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqm njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë. “Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, u shpreh ai gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë. “Dua gjithashtu të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, ne do të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, shtoi Vucic, pa hyrë në detaj sakaq se kush po e kërcënon Serbinë. Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçevic kishte pohuar se ezekutivi i drejtuar prej tij është e gati ta dërgojë menjëherë projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak në parlament, në momentin e arritjes së një marrëveshjeje politike dhe shoqërore. “Në 2025, kur të arrihen kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim shërbimin ushtarak, deklaroi ai. Ky shërbim ishte hequr në Serbin ë 2011-tën, dhe funksiononte vetëm në bazë vullnetare. Më herët, Kroacia po ashtu njoftoi se duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me një kohëzgjatje prej dy muajsh.

Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15
Top News – Serbët festojnë humbjen në Kosovë. Vidovdani, Kurti paralajmëron përpjekje për tensione
27/06 15:58
Top News – ‘Tërmet’ në qeverinë greke. Pesë dorëheqje pas skandalit me fondet e BE
27/06 15:57
Top News- Vuçiç i përgjigjet ultimatumit/ Paralajmëron studentët për ndërhyrje të dhunshme
26/06 22:45
Top News- Vuçiç ‘nën ethet’ e studentëve/ I jepet ultimatum 2 ditë për zgjedhje të parakohshme
26/06 19:30
Top News- BE e Greqia marrëveshje me Libinë/ Strategji e përbashkët për emigrantët e paligjshëm
26/06 19:03
Top News- Ballkani ngre alarmin/ Temperaturat më të larta në 2 shekuj
26/06 18:36
Top News- Greqia në luftë me zjarret/ Evakuohen 4 vendbanime, shkrumbohen shtëpitë
26/06 18:36
Top News – Vuçiç ka tre ditë kohë. Studentët duan zgjedhje të parakohshme, ose paralizojnë Serbinë
26/06 14:38