Top Channel/ Serbia “kërkon probleme”? Bërnabiç të hënën në Kosovë!
02/09/2022 18:00

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, të hënën mund të vizitojë Kosovën. Mediat atje thonë se shefja e ekzekutivit serb ka ndërmend ta fillojë vizitën e saj në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë drejt Zveçanit. Prej aty, rrugëtimin pretendon ta vazhdojë në Leposavic për t`u takuar me qytetarë serb të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” ia ka ndërtuar disa ambjente të reja. Zyra e drejtuar nga Petar Petkovic thotë se kanë bërë publike vizitën e Brnabicit 72 orë përpara, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare. Sesa do të lejohet ajo ndërkohë nga institucionet e Kosovës, kjo mbetet për t`u parë. Nëse autoritetet kosovare i japin dritën jeshile nismës së shefes së ekzekutuvit serb, atëherë kjo do të përbëjë të parën herë që Brnabic viziton Republikën e Kosovës. Ne 202-ten, iu ndalua hyrja në Kosovës presidentit Aleksandar Vucic, i cili do të shoqërohej nga Petkovic dhe ministri i brendashëm serb Aleksander Vulin. Ata madje kishin kërkuar leje edhe për armë e eskortë policore, por që iu refuzua nga Ministria e Jashtme e Kosovës e cila e cilësoi këtë vizitë një provokim. Nëse konfirmohet, kërkesa e Brnabic vjen në një kohë ripertëritjeje të tensioneve mes dy vendeve. Prishtinë në 1 gusht lëshoi për disa orë dokumente hyrje-daljeje për shtetasit e saj, por vendimi u pasua nga vendosja e barrikadave në kufi prej serbëve lokalë. Pasi ata hoqën barrikadat, Qeveria në Prishtinë, shtyu vendimin për 1 shtator. Per dokumentet në fund u arrit një marrëveshje që nisi nga zbatimi një ditë më parë, ndërsa për targat e makinave ende nuk ka dakortësim. Pamjet: AFP

Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15