Top Channel/ Serbi-Shqipëri në DigitAlb! Trajnerët e dy skuadrave “luajnë” edhe vendin e punës
26/09/2025 22:21

Rreth një javë nga ndeshja më e rëndësishme e këtyre eliminatoreve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, situata duket të jetë futur në një qetësi përpara furtunës. Kjo e fundit e parë dhe e kuptuar në çdo aspekt, por nëse ata kanë barrën e heqjes së njollës së 11 viteve më parë ndaj nesh, por edhe atë të tifozerisë më pak korrekte në botë, kjo nisur edhe nga gjobat e FIFA-s që e ka cilësuar Federatën Serbe më të ndëshkuarën me gjoba, ne kemi vetëm një qëllim: fitoren, 3 pikët. 3 pikët që na mbajnë shpresën gjallë për t’u kualifikuar në play-off-in e Botërorit, 3 pikët për të lënë pas kundërshtarin kryesor të këtij grupi dhe 3 pikë që, jo vetëm për Piksi-n, siç njihet ndryshe trajneri i tyre Stojkoviç, janë kushti për qëndrimin në pankinën e tyre, por edhe për Sylvinhon. Nëse trajneri serb e ka mbushur kupën me paraqitjet dhe rezultatet larg atyre që ata kanë pretenduar, Sylvinho është në një tra ekuilibri, ku pragmatizmi po e mban më tepër se merita. Nëse shpëtuam ndaj Letonisë pak javë më parë në Tiranë, ku pa lojë por me fitore qëndruam në garë, në Serbi ka vetëm një rezultat që na mban ne për ëndrrën e madhe drejt Botërorit – dhe Sylvinhon bashkë me ne. Ndoshta nuk është momenti më i mirë i duhur, por ndaj Serbisë trajneri ka detyrën për të frenuar më shumë se për të karikuar lojtarët. Në Tiranë ndaj tyre kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë të grupit, por ishim të pafat, pasi një rast i vetëm për shënim ishte i yni dhe e humbëm – penalltinë me Manajn. Vetë trajneri brazilian shpesh thotë se në nivelet ku jemi nuk të fal askush asnjë gabim. Urojmë që të paktën këtë herë ta ketë gabim shprehjen dhe të arrijmë atë që duam. Por për këtë duhet të presim 11 tetorin, ku atje e sigurt është që tifozët shqiptarë nuk do të lejohen, por për të gjithë ne mendon si gjithmonë DigitAlb, që do të jetë tribuna kryesore nga ku të gjithë sytë kuqezi do të fokusohen për të parë këtë finale të madhe që ndoshta do të na çojë drejt historisë.

Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37