Top Channel/ Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari/ Vritet Artan Myrtaj dhe plagoset një kalimtar
20/09/2026 14:47

Ishte ulur në një lokal në qendër të qytetit dhe po pinte kafen bashkë me një shok. Pak minuta më vonë, Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiu”, u ngrit nga tavolina dhe doli nga lokali.Nuk kishte bërë më shumë se disa metra, kur dy persona të maskuar, të hipur në një motor, iu afruan dhe hapën zjarr në drejtim të tij.Fillimisht 44-vjeçari u qëllua me dy plumba. I plagosur, Murtaj tentoi të largohej me vrap, por autorët vijuan të qëllonin. Ai mbeti i vdekur në vend, në kryqëzimin pranë ish-agjencisë, ndërsa autorët u larguan me motor.Të shtënat krijuan panik në një prej zonave më të frekuentuara të Sarandës. Në vendin ku pinte kafen dëshmitari rrëfen për Top Channel kronologjinë Plumbat prekën edhe biznese pranë vendit të atentatit, ndërsa një 75-vjeçar, Xhevdet Skëndaj, që ndodhej rastësisht në zonë, mbeti i plagosur.I moshuari u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe, për shkak të gjendjes së tij, u dërgua me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan prova që pritet t’i shërbejnë hetimit. Një element i rëndësishëm për grupin hetimor janë kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve dhe ambienteve përreth, me qëllim ndjekjen e lëvizjeve të autorëve, para dhe pas atentatit.Menjëherë pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në Sarandë dhe në akset rrugore që lidhin qytetin me Gjirokastrën. Policia ka ushtruar kontrolle për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve, të cilët vijojnë të jenë në kërkim. Ndërkohë, skena e krimit është rrethuar nga policia dhe vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vendin e atentatit ka mbërritur edhe nëna e 44-vjeçarit. E tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ajo ka parë të birin të pajetë në rrugë, duke shpërthyer në britma.

Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Aktet e dhunës në protestë, nuk ka tolerim, mes akuzave dhe ajo e vrasjes në tentativë
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05