Top Channel/ Sanksionet e reja, SHBA paralizon fluturimet në Iran
08/09/2026 22:59

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshëm trysninë ndaj sektorit të aviacionit të Teheranit, si pjesë e një fushate më të gjerë që synon shkëputjen e Republikës Islamike nga tregtia dhe financat ndërkombëtare. Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të martën 36 subjekte dhe individë, përfshirë 27 linja ajrore iraniane, kompani të huaja dhe një individ, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar rrjetet e sanksionuara të aviacionit të Iranit për të siguruar avionë, pjesë këmbimi për avionë dhe teknologji të tjera. Kjo është hera e parë që Uashingtoni e përdor një përcaktim të ri, i nxjerrë më 24 gusht, për të sanksionuar linjat ajrore që kishin mbetur në vend. Thesari tha se ky sektor përdoret nga qeveria iraniane për të transportuar armë, personel dhe ngarkesa të paligjshme. “Le të jetë ky një paralajmërim për këdo që bën biznes me linjat e mbetura ajrore iraniane, të cilat i sanksionuam të gjitha sot: Ju rrezikoni të shkëputeni nga sistemi financiar global”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent. Sanksionet janë vendosur në kuadër të të ashtuquajturit Operacioni “I Dëbuari Ekonomikisht” i presidentit Donald Trump, i shpallur nga Bessent më 24 gusht, si pjesë e një fushate për t’i ndërprerë ato që Uashingtoni e përshkruan si burimet e mbetura ekonomike të regjimit iranian. Irani nuk ka reaguar deri tani ndaj këtyre sanksioneve.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53