Top Channel/ Rusia rikthehet në G7? Britania: Mund të jetë pjesë e negociatave për paqen
24/02/2025 17:23

Ministri britanik i Sigurisë ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e ribashkimit të Rusisë me G7, ndërsa lavdëroi Presidentin Trump për nisjen e negociatave me Presidentin Putin. Ndërsa Britania po përpiqet të bindë SHBA-në që të mos braktisë Ukrainën, Dan Jarvis u pajtua me Trump-in se izolimi ndërkombëtar i Rusisë mund të përfundojë si pjesë e bisedimeve të paqes, shkruan The Times. Britania do të shpallë sot një paketë të re sanksionesh të krijuara për të rritur presionin mbi Rusinë gjatë negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë. Megjithatë, pasi Trump tha javën e kaluar se largimi i Rusisë nga atëherë G8 pas aneksimit të Krimesë nga Putini në vitin 2014 kishte qenë një “gabim”, Jarvis la të hapur mundësinë për rikthimin e Putinit. I pyetur nëse Rusia duhet të lejohet të ribashkohet me G7, ai i tha Times Radio: “Kjo do të jetë një çështje për t’u diskutuar me aleatët ndërkombëtarë. Dhe kjo është një çështje që pa dyshim do të shqyrtohet në momentin kur konflikti në Ukrainë të ketë përfunduar.” Ai tha se Keir Starmer do të “diskutojë këto çështje me presidentin më vonë këtë javë” si pjesë e një qasjeje që kombinon presionin dhe stimulimin për ta bindur Rusinë të përfundojë luftën. Gjatë një raundi diplomacie ndërkombëtare intensive në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, Starmer dhe Macron ranë dakord të bashkërendojnë qasjen e tyre në një përpjekje për të ndikuar në planin e presidentit amerikan për t’i dhënë fund konfliktit. Ata thanë se siguria globale po përballej me një “moment kritik”. Starmer pritet të takohet me Trump në Uashington të enjten, ndërsa Macron do të ketë zhvilluar tashmë bisedime të veçanta me presidentin të hënën. Burime të larta diplomatike thanë se të dy liderët do të përpiqen ta bindin Trump-in që të mos ndjekë negociata dypalëshe të paqes me Moskën, në këmbim të angazhimeve evropiane për sigurinë e ardhshme të Ukrainës. Britania do të shënojë përvjetorin e pushtimit duke ndaluar të gjithë politikanët, zyrtarët dhe biznesmenët e lartë rusë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një zgjerimi të sanksioneve.

Top News – Musk dhuron 18 miliardë dollarë/Aksione për çdo fëmijë të regjistruar te ‘Trump Accounts’
26/11 11:01
Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- ‘Jam me kancer, më ndihmoni’. Mashtroi për 10 vite, 34-vjeçarja fitoi 200 mijë dollarë
25/11 23:00
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top News – 600 atentate dhe çmendi mijëra gra, komandanti i fundit guerril që donte të vriste CIA
25/11 18:46
Top News – Gratë do të quhen ‘Bibi’. Talibanët u heqin emrat nga dokumentet zyrtare
25/11 18:14
Top News – Jo simbole fetare në sallat e gjyqit/ Danimarka zgjeron kufizimet për shaminë islame
25/11 17:41
Top News- Pas anijeve, sulmon bazën ajrore/ Ukraina shkatërron pesë avionë në Rusi
25/11 17:37
Top Channel/ Femicidi, Kombet e Bashkuara: “Shtëpia, vendi më i rrezikshëm për gratë”!
25/11 15:32
Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05