Dy shpërthime të fuqishme tronditën sot Kievin, duke nxitur autoritetet t`i bëjnë thirrje banorëve të vrapojnë nëpër vendstrehime. Gjatë natës, Rusia ndërmori një sulm masiv ndaj vendit me avionë bombardues e një flotë jo të vogël dronësh, ndërsa Ukraina pretendon nga ana e saj se ka goditur dy anije ruse në Sebastopoli të Krimesë.