Top Channel/Rritja e çmimeve, Kurti paketë ndihme për qytetarët: Kush na fajëson ka hall tjetër!
26/10/2021 15:49

Teksa u përpoq të tregonte se nuk mund të fajësohet qeveria e tij për rritjen e cmimeve në treg, pasi kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të disa faktorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po punohet për një paketë masash e cila t`i vijë në ndihmë qytetarëve. Në një postim në Facebook, Kurti përmendi shkëputjen e zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë dhe rritjen globale të çmmit të energjisë si disa nga arsyet e inflacionit. Shkalla e inflacionit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në fund të muajit shtator ishte 4.9%. “Ditët e fundit jemi bërë dëshmitarë të një fushate, e cila trumbeton çdo ditë rritjen e cmimeve dhe përpiqet të fajësojë për këtë qeverinë”, ka shkruar ai. “Por ata që na fajësojnë ne, nuk e kanë pasur ndonjëherë hallin tek cmimet dhe as tek hallet e qytetarëve përndryshe do të reagonin me kohë, që atëherë kur zaptohej toka bujqësore ndërsa subvencionet nuk u shkonin bujqve, por përfundonin në xhepat e miqve të tyre”, vazhdon kryeministri. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve ka filluar nga muaji prill me 1. 2 për qind, duke arritur në 4.9 për qind në muajin shtator. Lëvizje më të mëdha të çmimeve kanë pasur: buka, vaji, sheqeri, mielli dhe frutat e perimet.

Top News- Legalizime të paligjshme/ LVV kallëzon penalisht kryetarin e komunës së Prishtinës
30/07 12:18
Top News- Mblidhet sot Kuvendi i LDK/ Delegatët ‘vulosin’ për fatin e Abdixhikut
30/07 10:40
Top Channel/ Lista e të vrarëve në Kosovë, 13.227 viktima si pasojë e luftës
29/07 19:56
Top News- PE i kërkon Kosovës institucione funksionale: Përshpejtoni reformat në rrugën drejt BE
29/07 18:36
Top Channel/ Bie vinçi, humb jetën 26-vjeçari në Prishtinë
28/07 22:42
Top Channel/ Varrezë masive në Zubin Potok? Nisin gërmimet, policia ndalon dy persona
28/07 19:50
Top News- Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte/ Rihapet gjyqi ndaj Millorad Gjokoviç
28/07 11:21
Top Channel/ Fati i Abdixhikut më 30 korrik, LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm
27/07 19:56
Top Channel/ Konjufca sheh afrim me LDK-në, 10 ditë para seancës, VV sheh gatishmëri te LDK
27/07 19:54
Top Channel/ Përmbytje në Rahovec, moti i keq shkakton dëme në Kosovë
27/07 15:28
Top News- Nënshkruhen 5 marrëveshje Kosovë-Francë/ Konjufca: Mbetet partner i rëndësishëm
27/07 15:01
Top News- Kosova mbetet ‘peng’ e certifikatës/ Tregu i BE mbetet i mbyllur për produktet e qumështit
27/07 13:01
Top News- Shpresë për shmangien e krizës/ VV: Ka gatishmëri nga LDK, PDK me qëndrime të vjetra
27/07 12:42
Top News – Universiteti i Prishtinës ‘hap dyert’ / 1 mijë aplikime më shumë se vitin e kaluar
26/07 17:51
Top News – Asnjë kriminel i pandëshkuar…Kurti flet nga Veriu, homazhe për Enver Zymerin
26/07 17:50
Top News – Kosova kujton Adem Demaçin / Tetë vjetori i ndarjes nga jeta, homazhe pranë varrit
26/07 17:37
Top News – Heronjtë e Policisë së Kosovës / Haxhiu dhe Kurti nderojnë të rënët në detyrë
26/07 17:35
Top Channel/ Provokon Vuçiç: Kosova, pjesë e Serbisë! Pakti ushtarak kundër nesh
25/07 22:33
Top News- Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur!
25/07 18:15
Top Channel/ Kutri i thotë “JO” Sorensen: S’ka rikthim të serbëve në punë
24/07 23:13