Prindërit e mesfushorit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi, pasi u ndaluan nga persona të armatosur me motoçikleta. Deri më tani nëna e 26-vjeçarit është shpëtuar pasi u mor peng, ndërsa babai i tij mbetet ende i zhdukur. Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro njoftoi se Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas.