Top Channel/ Rregullat e reja për bitcoin/ Do vendosen licenca për konvertimin e kriptomonedhave
11/05/2021 15:11

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draft rregulloret shoqëruese të ligjit për “Tregjet Financiare të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” që i hap rrugë përdorimit të monedhave virtuale në vend, i miratuar gati një vit më parë nga Parlamenti. Këtë e ka bërë të ditur kreu i AMF-së Ervin Mete gjatë raportimit të tij mbi institucionin në Komisionin e Ekonomisë, sipas të cilit j vetëm AMF por dhe Këshilli i Ministrave kanë përfunduar aktet nënligjore dhe po shqyrtohen nga të gjithë aktorët e përfshirë në process. “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka draftuar rregulloret të cilat janë dërguar për shqyrtim te autoritetet respective sepse vetë ligji parashikon një sërë institucionesh të përfshira, ku veç AMF-së më kryesori është AKSHI që duhet të japë një certifikim të aspekteve dhe sigurisë teknologjike të aktorëve që përfshihen në këto tregje. Nga ana tjetër vetë ligji referon Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave si një aktor i përfshirë dhe për një kategori licencash që do bëjnë të mundur konvertimin e këtyre aseteve në para fizike përfshin dhe Bankën e Shqipërisë për të lëshuar një licencë respektive. Edhe ne kemi përgatitur draftrregulloret tona që janë qarkulluar për mendim dhe këshilli i ministrave në dijeninë tonë ka qarkulluar për mendim dhe jemi në fazën finale aktet rregullative”, shprehet Ervin Mete, kryetar i AMF. Por, teksa kuadri rregullator nuk është plotësuar ende a ka pasur interes nga investitorë vendas e të huaj për zhvillimin e këtyre aktiviteteve? “Deri tani duke qenë se dhe aktet rregullative nuk janë finalizuar nuk kemi pasur asnjë interes të shprehur për fashën në mbulimin tonë që është tregtimi ose përdorimi i aseteve virtual në tregjet e kapitalit”, tha Ervin Mete, kreu i AMF. Me miratimin e plotë edhe të akteve nënligjore, Shqipëria bëhet një nga vendet e para në Europë që legjitimon kriptovalutat si Bitcoin dhe rreth 2000 monedha të tjera virtuale përmes përdorimit të teknologjisë blockchain. Krahas thithjes së investitorëve të huaj, përmes këtij ligji synohet edhe ulja e kostove të dërgesave nga emigrantët.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58