Top Channel/ Rihapet gjyqi i Gërdecit/ Gjykata bën palë në procesin ndaj Mediut 290 të dëmtuarit
07/06/2023 19:33

Nën mbikëqyrjen e vëzhguesve amerikanë, Gjykata e Posaçme i dha një fitore të vogël Zamira Durdës, nëna e Erisonit që u vra nga shpërthimi i municioneve, 15 marsin e 2008. Kërkesa e saj e përsëritur për ti përfshirë në proces u pranua,ndonëse me vonesë dhe në një ditë kur SPAK duhet të shpallte pretencën. Nuk dihet ende se përse prokurorët e posaçëm ndryshuan qëndrim minutën e fundit duke kërkuar njoftimin e të plagosurve gjatë tragjedisë . Përpara se gjykata të aprovonte kërkesën e akuzës, avokati i Fatmir Mediut komentoi në seancë duke kujtuar se diçka e tillë nuk ishte kërkuar në seancën paraprake. “Ky është krim shtetëror, nëse nuk zbardhet dosja Gërdecit do vazhdoj t’i kaloj të gjitha shkallët deri sa të marr drejtësi për tim bir”-thotë Zamira Durda. Thirrja e 290 personave të dëmtuar apo të plagosur do të kryhet me shpallje publike dhe në websiten e gjykatës. “Vendosjen e drejtësisë për tim bir e kam kthyer në motivin e jetës sime. Shkaku që jetoj është vendosja e drejtësisë”- shton Zamira. Avokati mbrojtës i familjes Durda tha se do ketë surpriza në gjykim. Më herët Fatmir Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar teksa këmbëngul pafajësinë mbi akuzat e shpërdorimit të detyrës që i rëndojnë për detyrën që mbante si Ministër Mbrojtjeje gjatë tragjedisë së Gërdecit. Seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së mbrojtjes, ndërkohë që gjykata urdhëroi që veç avokatëve të zgjedhur nga ish funksionari shteti t’i ofrojë Mediut edhe një avokat falas.

Lajmet kryesore të ditës – Top News, 27 Shkurt 2026
27/02 21:37
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Bllokohet harta e plazheve në Vlorë, opozita braktisi mbledhjen në këshillin bashkiak
27/02 19:53
Top News-Triller me vrasjen e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi/U godit me thikë, arrestohen nënë e bir
27/02 19:53
Top Channel/ Bllokimi i Librazhd – Përrenjas, reagon shoqëria civile, kërkohet ndërhyrje urgjente
27/02 19:52
Top Channel/ Artan Fuga: Rama gjeti një “zgjidhje”! Presioni i europianëve është rritur
27/02 19:45
Top News- Çmontohen tendat e lokaleve, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
27/02 19:42
Top Channel/ SPAK e BKH zbarkojnë në Porto Romano, hetim portit të ri, merren dosjet e tenderit
27/02 19:41
Top Channel/ Zjarri në fshatin Risili të Vlorës djeg disa rrënjë ullinjsh, dyshohet i qëllimshëm
27/02 19:23
Top News – ‘Largohem me dinjitet’. Spiropali: Iki pa u frikësuar nga e shkuara dhe e ardhmja
27/02 19:06
Top News- E rrallë! Foka e Mesdheut shfaqet në Karaburun: Gjen strehë
27/02 18:47
Top News- Flakët shpërthejnë në kodrat e fshatit Risili, digjen ullinjtë
27/02 18:43
Top News- Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë godinën pranë muzeut nënujor
27/02 18:40
Hakmarrje dhe “luftë: e brendshme/ Shkarkimi i Spiropalit dhe Ballukut, zbulohen prapaskenat
27/02 17:22
Top News -Ngjyrat ‘Kuqezi’ shqetësojnë Mickoskin. Debate në kuvendin maqedonas me deputetin shqiptar
27/02 17:20
Top News- Policia përgënjeshtron mediat serbe: Lajmet për të shtëna në kufi janë dezinformata
27/02 17:18
Top News- ‘Thaçin e përgjuam në paraburgim’ / Specialja flet për ‘provat’ e kanosjes së dëshmitarëve
27/02 17:17
Top News – Begaj viziton Maqedoninë e Veriut. Presidenti: Shqiptarët, faktor shtetformues në Shkup
27/02 17:00
Top News – ‘Do më vrasin te 313-ta’. Durim Bami kërkesë për t’u izoluar në burg tjetër
27/02 17:00
Top Channel/ Bie zjarr në një godinë pranë Muzeut Nënujor në Sarandë, tymi mbulon zonën
27/02 16:45
DIGITALB DIGITALB