Top Channel/ Rezultatet e provimit me zgjedhje/ Nota mesatare 7.51! Ekselentë 306 maturantë
30/06/2024 15:02

Brenda 6 ditëve nga dhënia e provimit me zgjedhje, janë vlerësuar testet e rreth 27 mijë maturantëve. Rezultatet e testit të fundit për maturantët u shpallën këtë të shtunë të 30 qershorit, kur ishte parashikuar edhe afati limit i korigjimeve në rregullore. Provimi me zgjedhje në biologji, kimi, histori, filozofi, ekonomi, etj kryeson listën e katër provimeve ku janë marr më shumë 10.00, me 306 maturantë ekselentë; pasuar nga matematika me 242, gjuha e huaj me 119 dhe në fund renditet gjuha shqipe dhe letërsia me vetëm 31 nxënës me 10 absoluta. Numri i mbetësve në lëndën me zgjedhje është dyfishi i maturantëve ekselentë, ku janë marr 630 katra. Ndërsa gjuha e huaj shënon numrin më të madh të ngelësve, me 952 maturantë. Kalueshmëria në provimin me zgjedhje rezulton të jetë 97,6% dhe nota mesatare 7.5, si dhe vlerësimi më i shpeshtë është mes grupit të notave 8 dhe 9. Në raport me vitin e shkuar, matura 2024 ka shfaqur performancë të përmirësuar, me dy herë më shumë nota maksimale; teksa është ulur me 116 numri i mbetësve . Qarku me rezultatet më të mira këtë vit në lëndët me zgjedhje është Tirana dhe pas tij renditet Kukësi, ndërsa në vend të fundit klasifikohet Dibra dhe Elbasani. Një ditë pas publikimit të të gjitha notave të provimeve të maturës, maturantët kanë të drejtën të kërkojnë rivlerësimin e testit nëse janë të pakënaqur dhe rikorigjimi duhet të mbyllet brenda datës 7 korrik.

Top Channel/ Berisha akuza grupit që refuzoi PD/ Reagon për protestën dhe kritikon paketën fiskale
01/11 14:54
Top Channel/Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/Bënë simbolin e shqiponjës, shoqërohen në komisariat
01/11 14:51
Top Channel/ Rama: Administrata do monitorohet/ “Pasqyrë Albania”, shteti në sytë e qytetarëve
01/11 14:45
Top News- Bën shqiponjën në Mal të Zi! Skandal, arrestohen 4 gjimnazistë nga Durrësi
01/11 14:41
Top Channel/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit, “Pasqyrë Albania” reflektim për protestën
01/11 14:22
Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21
Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Protestuesit akuzohen për vrasje/ Gjashtë të arrestuar, akuzat e reja me aktin normativ
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25