Top Channel/ Reforma zgjedhore, rithemelimi kërkon përfshirjen e SPAK në votime
17/04/2024 23:29

Sali Berisha në fjalimet e përnatshme nga ballkoni i banesës së tij sulmon jo pak herë SPAK, të cilin e ka pagëzuar si SKAP-i i partisë. Por, grupi parlamentar ka vendosur te ndjekë një linjë tjetër nga lideri i izoluar duke i besuar prokurorisë së posaçme zgjedhjet. Demokratët kërkojnë ngritjen e nje Taks Force që drejtohet nga SPAK për ndalimin e përdorimit te aseteve shteterore ne proceset elektorale. Ky mekanizem do të verifikojë edhe akuzat apo pretendimet për shitblerje votash dhe keqperdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale. Demokratë të parashikojnë që kjo strukture te mos funksionojë me periudhe te kufizuar, por ne menyre te perhërshme. Kjo Task forcë që do drejtohet nga SPAK do kete ne përbërje përfaqësues të prokurorisë së posaçme, dhe asaj së përgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese. Demokratët ngrenë dyshime mbi besueshmërine e votimit dhe numerimit elektronik duke pretenduar parregullsi ne pilotimet e teknologjise që nga parlamentaret e 2021. Ata propozojne rikonceptim ne menyren e zbatimit te teknologjise ne zgjedhje ne menyre qe ajo te shtrihet ne gjithe vendin ose te hiqet dorë perfundimisht. Sa i përket votës së diasporës opozita do kërkojë në tryezën e dialogut ngritjen e një mekanizmi te thjeshte për regjistrimin e tyre që shmang kontrollin e qeverisë në këte proces. Në qëndrimin për reformën, Rithemelimi le të hapur mundësinë për të ndryshuar ligjin per financimin e partive politike, përmes rritjes se sanksioneve ndaj subjekteve që marrin financime te dyshimta vecanerisht te huaja. Në tryezën e dialogut demokratët që ndjekin linjën e Berishës nuk do heqin dore kërkesa për rikthim te koalicioneve me listë te përbërë ku cdo parti te garojë me siglen e vet dhe hapje te listave, qëndrim ky që kërkon ndërhyrje në Kushtetute.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48