Top Channel/Referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë: opozita maqedonase dorëzon nismën!
07/09/2022 21:49

Opozita maqedonase duket nuk ka ndermend të tërhiqet nga plani i saj për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nismën për organizimin e një referendumi mbi këtë temë. VMRO-DPMNE e kundërshton marrëveshjen, duke thënë se autoritetet qeveritare të Maqedonisë së Veriut i kanë bërë lëshime të mëdha vendit fqinj në dëm të interesave kombëtare dhe historike maqedonase. Mickovski u bëri thirrje banorëve të Maqedonisë së Veriut të votojnë në mbështetje të nismës. Nëse kërkesa miratohet, pyetja në referendum do të ishte: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqnjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 18. 01. 2018?” Mickovski i bëri thirrje të gjitha partive, qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe politike, shoqërisë civile dhe të gjithë individëve “që të bashkohen në një shoqëri gjithmaqedonase dhe të vihen kundër problemit kryesor të integrimit tonë europian, Marrëveshjes me Bullgarinë”. Ai mohoi se me kërkesën për referendum po hiqte dorë nga thirrjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickovski synon të mbledhe fillimisht 100 firma “të kualifikuara”, nga të cilat e para do të jetë ajo e tij. Më pas lista do të dërgohej në Parlament për të marrë dritën jeshile të ligjvënësve atje. Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se është kundër kësaj iniciative, duke argumentuar se referendumi do ta frenonte integrimin evropian të vendit.

Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31