Në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës është ndalur edhe te çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Hartuesit e raportit vënë kryesisht theksin te paraburgimi i zgjatur i kryebashkiakut, që vijon prej shkurtit të vitit 2025 kur u arrestua, duke u shprehur se cenon të drejtat e zyrtarit vendor.