Top Channel/ Rama u tregon rrugën aplikantëve për deputetë: Nuk shkon në kuvend me mik
09/09/2024 19:08

Kryesocialisti Edi Rama në takimin e hapur zhvilluar me grupin e parë të aplikantëve në platformën “Deputeti që duam”, u bëri thirrje të rinjve të aplikojnë për të qenë pjesë e skuadrës socialiste në zgjedhjet e 2025. Rama tha se kusht për aplikantët nuk është as të dinë të flasin bukur, e as të kenë lidhje me PS, por të jenë vlerë e shtuar duke demostruar se janë kandidatë që i duhen asaj partie për të ecur përpara. Edi Rama: Platforma “Deputeti që duam” nuk është instrument që e përdorim për herë të parë, pro për herë të parë e kemi vendosur në qendër të një procesi që fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj para sesa të regjistrohen kandidatët. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që do të zgjerohet. Duke filluar nga ju, nuk duhet të presin të ndodhi përzgjedhja. Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti jë në gjendje të demostrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS. Për këtë Bora dhe ekipi që po merret, janë duke përgatitur një udhërrëfyes që ju do ti ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do ju mësojë si bëhet kjo apo ajo. Do ju ndjekim me sy në distancë si promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur dhe që nesër do të jetë i njohur në komunitetin e tij. I njohur në rrjetet sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do të zgjedhin ta mbështesin dhe kështu të mbështesin PS. Kjo platformë është për ata që ndryshe nuk i bjen radha. Dëgjova vajzën nga Novosela por duke njohur PS e Vlorës, nuk do i vinte ndonjëherë radha po mos të kishte aplikuar. Shembulli i saj është shembulli i gjithëve ju dhe atyre që i kanë të gjitha cilësitë për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe politike por që parakalohen nga të tjerët. PS që fitoi zgjedhjet e 2021 vinte me fuqinë e atij ndryshimi, ajo gjeneratë ishte dominate për PS. Kishte shumë të rinj e të reja që patën fatin për ata që kanë ambicie që t’i krijonin muskujt e tyre në pozitë. Ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisë. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe fiton që prej atëherë çdo zgjedhje ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Sot Shqipëria është një vend tjetër nëse nisemi nga pika ku filloi kjo përiudhë në udhëheqjen e vendit. Ishte një vend 12.7 mld euro dhe sot është një vend me 25 mld dollarë. Në të gjitha drejtimet dhe sektorët, por ama kjo është Shqipëria në raport ku u nisëm, që ishtë në buzë të humnerës, ku sipërmarrja po kolapsonte sepse nuk po paguhej. Kantieret ishin plagë me gropa të hapura, na u desh një kohë e gjatë për tu mbyllur. Sot është shumë pak, sot nuk matemi ku ishim por ku duam të jemi në 2030, prandaj na duhet një energji më e madhe dhe një PS të jetë pasqyra e ambicies të shoqërisë të pjesës dërrmuese.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32