Top Channel/ Rama me urgjencë nga Roma në Kuvend, kokë më kokë live me Shehajn e Kaprin
18/06/2026 20:12

Ndërprerja e Parlamentit tre herë gjatë ditës së enjte paradite, nuk e kanë penguar mazhorancën që pasdite të sigurojë 84 votat e nevojshme për të votuar dy ligje që kërkonin shumicë të cilësuar. Kryeministri Rama u kthye nga Roma për të qenë i pranishëm në seancë, ndërkohë që mungonte Belinda Balluku si dhe deputetja e larguar tashmë nga PS-ja, Marjana Koçeku. Në ndihmë socialistëve këtë herë i erdhën edhe tre deputetët e PSD-së, teksa opozita nuk ishte e pranishme në seancë. Dy deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, megjithëse të pranishëm në seancë nuk morën pjesë në votim. Projektligji “Për dhënie amnistie”. Votimi: 84 vota pro; 0 abstenim; 0 kundër Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Votimi: 84 vota pro; 0 abstenim; 0 kundër Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Propozim i Kliti Hotit) Votimi: 1 votë pro (Gaxho), o abstenim, 83 kundër Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Propozim i Erald Kaprit) Votimi: 0 pro, 0 abstenim, 81 kundër Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”. Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”. Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Nismë e Jorida Tabakut) Votimi: 0 pro, 0 abstenim, 80 kundër “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”. Votimi: 82 pro, 0 kundër, 0 abstenim Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. Votimi: 84 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”. Votimi: 75 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”. Votimi: 76 pro, 0 abstenim, 0 kundër Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”. Votimi: 81 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- KE vlerëson progresin e Shqipërisë, Von der Leyen: Po ecën me ritëm mbresëlënës
25/11 22:35
Top News- ‘Burgu i Fierit si burg privat’/ Ndreca: Vijon saga e moslejimit tim për të takuar Veliajn
25/11 22:20
Top News- Makina del nga rruga e bie në kanal, humb jetën shoferi në Dimal
25/11 22:13
Top News- ‘Ndihem i kërcënuar nga Berisha’/ Ish-presidenti i Partizanit: Kam kërkuar azil në Zvicër
25/11 22:04
Top News – U plagos në sy gjatë protestës/ Hetimet në Prokurori, Erjon Vishkulli: Kërkoj drejtësi!
25/11 22:02
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal
25/11 21:19
Top Channel/ “Shqipëria në sytë e Bajronit”, shfaqja e Ansamblit dhuron emocione nëe Skoci
25/11 20:34
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top Channel/ Ky është shqiptari që grabiti vilën e princit, çfarë morën
25/11 20:18
Top Channel/ AKU bllokon 79 tonë ushqime, refuzohet mish pule dhe miell e hime gruri
25/11 20:14
Top Channel/ Kosovë, protestë për femicidin. Aktivistët kërkojnë të trajtohet si urgjencë kombëtare
25/11 20:03
Top News- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria luftë të pashembullt kundër korrupsionit
25/11 20:01
Top Channel/ Shqiptarët, më jetëgjatët! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi
25/11 19:58
Top Channel/ Vishkulli dëshmon në Prokurori, 28-vjeçari pas operacionit në Itali: M’u rrezikua jeta
25/11 19:55
Top Channel/ Dëshmitari i SPAK, azil në Zvicër, Paro Laçi: Ndihem i kërcënuar
25/11 19:49
Top Channel/ Rama para samitit BE- Ballkani: BE të guxojë për zgjerimin, unioni t’i ulë të gjitha…
25/11 19:41
Top Channel/ Wendt në takimin me Brahon e Ketën: Luftoni krimin, ju mbështesim për drejtësisë
25/11 19:40
Top Channel/ ’Vendet kandidate të ulen në një tryezë’. Rama: BE të gjejë kurajën për një hap të…
25/11 18:48