Top Channel/ Rama: Farage humbi bastin. Në Britani ka më pak se 1 në 100 shqiptarë në burg
29/06/2025 22:10

“Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”. Me këtë proverbë latine të përdorur prej gjyshes së tij katolike, kryeministi Rama vijoi replikën me deputetin britanik Najxhëll Farazh, për numrin e shqiptarëve të dënuar në burgjet britanike. Farazh duke iu referuar një shkrimi të the Telegraf tha se 1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen prapa hekura, por Rama e sfidon prej dy ditësh me shifra. “i dashur Najxhëll, shifrat qartazi nuk janë pika jote e fortë, ndaj le të jemi të qartë: Ti ke humbur”, shkruan rama përmes një statusi në rrjet. Me humbje, kryeministri i referohet bastit që Farazh vuri me të për numrin e shqiptarëve të dënuar. Rama thotë se Farazh pretendon të ketë 53.000 shqiptarë në Britani duke mos llogaritur emigrantët e paligjshëm, “përfshirë më shumë se 12.000 që kanë mbërritur me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se numri real i shqiptarëve mund të jetë deri në 140.000 çka do të thotë se më pak se një në 100 shqiptarë ndodhet në burg.” Kryeministri shton ndër të tjera se: “Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që mund të përdoret si dekor për teatrin politik pas-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë gabon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar. “Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë britanike, vijon Rama, në uljen drastike të emigracionit të paligjshëm dhe në luftën kundër krimit. Këtë e tregojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. E për t’i treguar më shumë fakte, por edhe për ta njohur më shumë me Shqipërinë, Rama tha se e mirëpret Farazh në Tiranë, si të ftuar nderi. “Të pres në Shqipëri, siç të kam premtuar – për shumë diell, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta”, mbylli Rama reagimin e tij.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28