Ashtu sikurse hyri edhe doli, i buzëqeshur duke ritheksuar se ndodhej në SPAK me dëshirën e tij për të qënë transparent me qytetarët e Kamzës të cilët e votuan. Kërshërisë së medieve, Rakip Suli iu përgjigj duke theksuar se bëri mirë që erdhi. “Të investohet nga Bashkia e Kamzës në të mirë të qytetarëve të Kamzës që më mbështetën dhe më votuan në 14 Maji. Ky ishte qëllimi i arrestimit tim sot me dëshirën time. Bëra mirë që erdha patjetër”, tha Rakip Suli.