Dhjetara qytetarë janë vënë në radhë për të dhuruar gjak për të plagosurit nga përplasja e trenave në Greqi. Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj. Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.