Rusia dhe Ukraina janë në ditën e tretë të luftës dhe në këto orë po zhvillohet beteja për Kievin. Në qytetin me 3 milionë banorë, tani nën rrethim, ka mungesë buke dhe ilaçesh. Në videon e publikuar në rrjetin social Telegram, dallohen qytetarë ukrainas që godasin nga ballkonet e tyre me molotov tanket ruse.