Këto pamje dramatike janë regjistruar gjatë momentit që digjej një pallat 12-katësh shumë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. Me qindra njerëz bllokuan rrugën kryesore, teksa vështronin të shokuar dhe në lot godinën e cila u përpi nga flakët në fasadën e jashtme brenda pak minutash. Disa prej tyre duken të tronditur, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie në mënyrë që të mos afroheshin pranë zjarrit.