Për të mbuluar kostot e shtuara si pasojë e rritjes së cmimit të naftës, shoqata e transportit public do të subvencionohen me 50 lekë për litër. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaci bëri me dije së kompensimi do të nisë që nga muaji mars kur kriza preku dhe çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri.