Top Channel/ Putin, avionë spiunë mbi NATO/ Incident gjatë samitit që u mbajt në Paris
27/03/2025 23:21

Në samitin e fundit në Paris liderët e BE theksuan angazhimin e vazhdueshëm të vendeve evropiane për të mbështetur Ukrainën. Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet evropiane po punojnë për të “ndërtuar paqen me forcë”, duke ofruar një “ekip franko-britanik” për të “përgatitur ushtrinë ukrainase të së nesërmes”. Një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte refuzimi i heqjes së sanksioneve ndaj Moskës, pasi të 30 vendet e përfshira ranë dakord që këto masa ekonomike do të qëndrojnë në fuqi. Megjithatë, një ndasi e rëndësishme u shfaq kur presidenti Macron tha se “nuk ka unanimitet” për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë, por shtoi se një mision i tillë mund të realizohet edhe pa konsensus të plotë. Kjo ka ngritur dilema mbi aftësinë e vendeve evropiane për të arritur një marrëveshje të qartë mbi rolin e tyre në këtë krizë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se Rusia “shtiret sikur negocion”, por ai ishte i shqetësuar se Moska nuk po kërkon një marrëveshje paqeje të sinqertë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila ishte gjithashtu pjesë e samitit në Paris, u shpreh se është e rëndësishme që të përfshihet edhe SHBA-ja në diskutimet e ardhshme për Ukrainën, në mënyrë që të zgjerohet armëpushimi në infrastrukturën civile si shkollat dhe spitalet. Ajo përsëriti se Italia nuk planifikon të dërgojë trupa ushtarake në terren, por nënvizoi rëndësinë e zbatimit të një armëpushimi të plotë. Gjatë kohës që po zhvillohej samiti u raportua se një aeroplan spiun rus hyri në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Baltik. Dy avionë luftarakë gjermanë e shoqëruan dhe monitoruan avionin rus, një incident që tregon përkeqësimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy palëve. Pas këtij incidenti reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se inteligjenca ukrainase ka zbuluar se Rusia po përgatit sulme të reja në rajone.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33