Top Channel/ PS: Do ulim numrin e bashkive! Prezanton raportin, pasi opozita largohet
15/07/2026 20:14

Komisioni për Reformën Administrative dhe Territoriale nuk e gjeti gjuhën e përbashkët në mbledhjen e fundit të mandatit 9-mujor. Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afateve për reformën, kurse PS u shpreh se Reforma Territoriale duhet të mbyllet duke kërkuar reduktimin e numrit të bashkive. Bashkëkryetari i Komisionit, deputeti Luciano Boçi, kritikoi mënyrën se si mazhoranca po përpiqet të përshpejtojë procesin, duke anashkaluar disa prej etapave të miratuara në projektkalendarin e punës. “Ne e ftojmë Komisionin të respektojë veten dhe vendimet që ka miratuar. Kemi një projektkalendar dhe nuk mund të digjen etapat e përcaktuara në të”, deklaroi Boçi. Sipas tij, raporti i paraqitur mbështetet kryesisht mbi Reformën Administrativo-Territoriale të vitit 2014, ndërkohë që Komisioni duhet të zhvillojë fillimisht një analizë të plotë të reformës ekzistuese dhe më pas të përcaktojë parimet mbi të cilat do të ndërtohet reforma e re. Boçi ngriti pikëpyetje mbi punën e ekspertëve të mazhorancës për një model të ri territorial, në një kohë kur Komisioni ende nuk ka miratuar parimet dhe metodologjinë mbi të cilat duhet të bazohet reforma. “Si mund të kenë punuar ekspertët e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale 2, kur ende nuk kemi përcaktuar parimet e saj?”, pyeti ai. Nga ana tjetër, bashkëkryetari Arbjan Mazniku u shpreh se është opozita ajo që në mënyrë sistematike ka kërkuar të mos e çojë procesin përpara, të heqë hallka, kohë, diskutime dhe të vonojë hapat. “U tha një moment që papritur na thuhet që nuk kishte kohë. Koha ka qenë e shkruar në dokumentin e komisionit. Edhe kur u krijua komisioni unë kam thënë që këtë punë duhet ta përmbyllim deri në vjeshtë, që në zgjedhjet e 2027 të hyjmë me sistemin e ri, për të mos humbur 8 vite. Koha nuk është e papritur, 9 muaj nuk mbarojnë papritur. Harta është produkt i një procesi dhe disa parimesh që ngrihen rrugës. Problemi që kemi është që në mënyrë sistematike opozita ka kërkuar të mos e çojë procesin te ky hap, të heqë hallka, kohë, diskutime, të vonojë hapat”, tha Mazniku. Po ashtu Mazniku shtoi se mazhoranca ka qenë shumë transparente dhe tha se axhenda në mënyrë sistematike është penguar nga opozita. “Ka pasur një axhendë sistematike për të djegur punën e këtij komisioni nëpërmjet afateve. Ne kemi bërë politikë, ekspertët kanë bërë punë profesionale. Ne kemi detyrë që t’i çojmë seancës plenare një raport dhe një hartë. Është detyra që na ka dhënë Parlamenti. Ajo që na ka karakterizuar në mënyrë konstante ka qenë një axhendë e qartë nga ana e opozitës për të djegur afatet e vendosura. Që nga data e konstituimit kanë kaluar 9 muaj. Ka pasur raste kur është thënë: “Jo këtë javë, sepse kemi protestë.” Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të akomoduar çdo kërkesë të opozitës. Mazhoranca ka qenë shumë transparente dhe ka përgjegjësinë, si edhe barrën qeverisëse. Axhenda, në mënyrë sistematike, është penguar nga opozita. Duhej të kishim zhvilluar shumë më tepër takime dhe të kishim përfunduar dëgjesat tematike, por kjo është pamundësuar për shkak të mungesës së gatishmërisë për të zhvilluar mbledhje nga ana juaj”, u shpreh Mazniku. Pasi PS dhe PD nuk ranë dakord për zgjatjen e afatit të komisionit, bashkëkryetari Mazniku lexoi konkluzionet ku u shpreh se pozicioni i tyre është i qartë dhe i ndarë në 4 hapa si më poshtë: Të mbyllim tani reformën territoriale sipas skenarit të tretë të propozuar nga ekspertët. Ky skenar parashikon një reduktim të vogël të numrit të bashkive duke bashkuar njësi të vogla pa masë kritike me qendra më të forta fqinje. Së pari, kështu konsolidojmë bashkitë, i japim atyre madhësinë dhe kapacitetet njerëzore që u mungojnë dhe, e dyta, na lejon në këtë moment të kapim afatet elektorale. Harta e re duhet të jetë gati para zgjedhjeve vendore. Mbyllja e këtij hapi tani nuk është fundi i reformës, por kushti që hap rrugën për 3 detyrat në vijim. Vijojmë punën deri në verën 2027 për kompetencat dhe funksionet e pushtetit vendor, që çdo kompetencë të shoqërohet me financimin e nevojshëm. Rishikimi tërësor i mekanizmit të financimit të pushtetit vendor. Asnjë ndarje e funksioneve apo territoriale nuk qëndron pa një sistem financimi që e shoqëron. Krijimi i një mekanizmi funksional rajonalizimi. Shqipëria ka nevojë për një nivel të dytë real qeverisjeje, të aftë të planifikojë strategjikisht, të menaxhojë infrastrukturën e madhe dhe të përthithë fonde strukturore.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06