Demonstruesit në Sri Lanka u mblodhën sot para zyrës së presidentit Rajapaksa duke kërkuar dorëheqjen e tij prej krizës së rëndë dhe mungesës së ushqimeve, karburantit e mjekimeve. Prej disa ditësh grupe protestuesish janë mbledhur në kryeqytetin Kolombo dhe në rezidencën e presidentit për të kërkuar largimin e qeverisë.