Qyteti i Lezhës regjistroi situatën më të tensionuar, në ditën e parë të protestave që shpërthyen nga gjimnazistë dhe të mitur. Ata u përplasën me policinë. Gjatë përplasjes, një nxënëse u plagos në kokë nga gurët që hidheshin në drejtim të policisë. Për pasojë edhe dy efektivë mbetën të plagosur.