Top Channel/ Pronat, hapet rruga për rivlerësimin, norma e tatimit do të jetë 5%
06/01/2026 19:52

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rivlerësimin e pronave. Pas dekretimit dhe botimit në fletore zyrtare ky ligj do të hyj në fuqi duke i hapur kështu rrugë rivlerësimit të pasurive ta paluajtshme. Vetëm pas këtij botimi nis edhe llogaritja e afatit ligjor prej 15 ditësh, pas të cilit ligji hyn zyrtarisht në fuqi. Kjo do të thotë se hyrja reale në fuqi e Ligjit nr. 85/2025 do të zhvendoset përtej muajit janar. deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona. Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet. Për herë të parë në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të njihet edhe amortizimi i pronave, pra vjetërsia e pronës, sa më e vjetër të jetë prona aq më pak do të paguhet tatim pas procesit të rivlerësimit. Po ashtu këtë vit, me përjashtim të Tiranës, vlera e pronës në të gjithë vendin do të rritet, pasi hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës, që janë konsultuar gjatë këtij vit I fundit rivlerësim u bë në periudhën 2020-2022, që pati normë tatimore 3%, dhe në total u afruan me çmimet e tregut 94 mijë pasuri të paluajtshme, të qytetarëve shqiptar apo bizneseve. Nga kjo fushatë e fundit buxheti i shtetit përfitoi 138.6 milionë euro, pasi edhe tatimi ishte më i lartë, por për shkak se edhe çmimet në treg ishin rritur ndjeshëm.

Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19