Top Channel/ Producentet amerikane në Shqipëri: Vend për xhirimin e filmave hollivudianë!
13/02/2025 20:16

Krahas shifrave të larta të turistëve, vendi ynë tërheq gjithnjë e më shumë interesin e bizneseve apo investitorëve të huaj. Ndërsa artistët shohin potencial për projekte artistike në vendin tonë. Producentja amerikane Courtenay Miles, që ka punuar për prodhime të njohura kinematografike si Gone Girl dhe Mindhunter sheh mundësinë e xhirimit të filmave të niveleve hollivudiane në Shqipëri. Teksa mori pjesë në një panel diskutimi me temë si të bësh biznes nëpërmjet filmave në Panairin e Turizmit që u mbajt në Tiranë, Courtenay shprehu interesin për të punuar në vendin tonë. “Nuk e kisha idenë si do të ishte Shqipëria, por këtu gjeta njerëz shumë miqësor. Kam parë që shqiptarët e duan industrinë e kinematografisë, ne duam të krijojmë infrastrukturën për të xhiruar këtu. Vija bregdetare është e mrekullueshme, malet, dhe mbi të gjitha, njerëzit janë entuziastë”, shprehet Courtenay Miles. Producentja dhe asistente/regjisorja Pamela Cederquist prej një viti ndodhet në Tiranë, e angazhuar me Institutin Catalys, një organizatë jofitimprurëse për t’u mësuar të rinjve aktrimin, regjisurën dhe profesione të tjera kinematografike, tregon plane konkrete. “Tirana më kujton Neë York City-n kur isha e vogël, kur kishte më pak njerëzit, rrugët të jepnin ndjesinë që tani e përjetoj këtu. Me studentët që kam këtu në Catalyst, do të nisim së shpejti xhirimet e një filmi, po mendojmë në Tiranë dhe Berati, ku për çdo episod do të punojnë producentët dhe regjisorët shqiptarë, bashkë me artistët amerikanë”, shprehet Pamela Cederquist. Ajo flet për artistë shqiptarë të talentuar, që meritojnë të arrijnë tregun ndërkombëtar. “Historitë shqiptare janë mahnitëse, si gruaja e murosur apo nëna që u hodh nga shkëmbi, janë aq të veçanta dhe e gjitha bota do i pëlqente”, shton ajo. Interesi i shtëpive kinematografike amerikane për të punuar në vendin tonë, do të ndikonte në ekonominë e vendit, teksa krahas turizmit, të huajt duan të punojnë dhe të vazhdojnë karrierën e tyre në Shqipëri.

Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12
Top Channel/ Xhubleta në hartën digjitale, tradita dhe historitë e veshjes shqiptare në web
07/10 12:28
Top Channel/ Nis sonte “Topin e kam unë”, autorja Grida Duma zbulon të gjitha detajet
06/10 20:30
Top Channel / Ahengu shkodran bashkon brezat nga 7 në mbi 80 vjeç, këngëtarët sjellin traditën
03/10 15:26
Top Channel / Artizanati gjallëron muzeun/ Në Elbasan, mjeshtrit dhe të rinjtë përcjellin traditën
03/10 12:37
Top Channel / “Goca & Gra” rikthehet sonte/Orinda Huta dhe Selin Bollati risitë e sezonit të ri
03/10 12:30
Top Channel /“Live me Luizin” nis sonte në Top Channel, Ejlli: Emision për të gjithë familjen
02/10 19:59
Top Channel/ Ekspozita “Punë pa teka”, Lori Hoxha: Top Channel ka impakt përtej ekranit
01/10 23:43
Top Channel/ “Skampa” nis edicionin e 28-të. Dhjetë trupa teatrore në Elbasan deri më 5 tetor
01/10 15:39
Top Channel/ Përkthimi, ura mes kulturave! Diskutohen sfidat që sjell AI
30/09 20:15
Top Channel/ Vallja dyshe e burrave dhe kostumet myzeqare iu prezantuan të rinjve në muze
30/09 12:30