Top Channel/“Prindërit dhe mësuesit nuk po investohen në arsimin e fëmijëve”. PISA nxjerr “defektet”
05/12/2023 22:27

Vendet aziatike të udhëhequra nga Singapori dominuan vendet e para në studimin që zhvillohet çdo tre vite nga PISA, ndërsa nivelet në Evropë ranë me një ritëm rekord. Anketa PISA kryhet çdo tre vjet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me seli në Paris për të vlerësuar aftësinë e 15-vjeçarëve për të përballuar sfidat e jetës reale. Qyteti-shtet ishullor i Azisë juglindore shënoi pikët më të larta në të tre fushat e sondazhit: matematikë, lexim dhe shkencë. Pesë sisteme të tjera arsimore aziatike -- në Macau, Tajvan, Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut -- erdhën më pas në matematikë dhe gjithashtu shënuan nivele pranë kreut në në lexim dhe shkencë. Por ndërsa Azia ia doli mirë, pjesët e tjera të botës ranë, në nivele të paprecedenta thotë raporti. . Mbylljet e Covid-19 dëmtonin standardet arsimore, tha raporti, por kishte edhe faktorë të tjerë pas rënies. Një faktor kyç është "niveli i mbështetjes së nxënësve nga mësuesit dhe stafi i shkollës", sipas analistes arsimore të OECD, Irene Hu. Disa sisteme arsimore nuk kanë dhënë burime të mjaftueshme për të mbështetur studentët, tha Eric Charbonnier, një tjetër analist arsimor i OECD. "Vendet kanë investuar në arsim gjatë 10 viteve të fundit, por ndoshta nuk kanë investuar në mënyrë efikase ose mjaftueshëm në cilësinë e mësimdhënies”. Më tej ai shtoi se është vërejtur edhe më pak përfshirje e prindërve në progresin e fëmijëve në krahasim me vitin 2018. Pamjet: AFP

Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23