Top News – Zelenski zbarkon në Londër / Me aleatët evropianë pas kritikave të Trumpit
08/12/2025 13:15

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me aleatët e tij kyç evropianë në Londër, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e akuzoi atë se nuk e kishte lexuar propozimin më të fundit për paqe. “Ne po nisim një javë të re diplomatike tani, do të ketë konsultime me udhëheqësit evropianë. Para së gjithash, çështjet e sigurisë, mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe paketat mbështetëse për mbrojtjen tonë”, tha Zelensky gjatë adresimit të mbrëmjes më 7 dhjetor. Në Londër, Zelensky pritet të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, që janë përkrahësit më të mëdhenj të Kievit në Evropë. Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi homologun e tij ukrainas, duke thënë se ishte “pak i zhgënjyer”. “Ne kemi biseduar me presidentin [rus] Vladimir Putin, dhe kemi biseduar me udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn, presidentin Zelensky, dhe duhet të them se jam pak i zhgënjyer që presidenti Zelensky ende nuk e ka lexuar propozimin, të paktën para disa orësh”, u tha Trump gazetarëve më 7 dhjetor. Bisedimet në Londër vijnë pas tri ditë negociatash midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami. Këto diskutime përfunduan me një ton pozitiv, por pa ndonjë përparim konkret. Administrata e presidentit Trump po i bën presion Kievit të pranojë një propozim paqeje që shumë kritikë thonë se anon dukshëm në favor të Rusisë. Pas negociatave në Majami, Zelensky tha se kishte biseduar me Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner. “Të dërguarit amerikanë janë të informuar për pozicionet kryesore të Ukrainës dhe biseda ishte konstruktive, megjithëse jo e lehtë”, tha Zelensky. “Pres informacione të detajuara prej tyre për gjithçka që u është thënë emisarëve amerikanë në Moskë, si dhe për nuancat që amerikanët janë të gatshëm t’i modifikojnë në negociatat me ne dhe me rusët”, shtoi Zelensky, duke iu referuar kryenegociatorëve ukrainas, Rustem Umerov dhe Andriy Hnatov, të cilët përfaqësuan Ukrainën në negociatat në Majami.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10