Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02/2026 16:25

Akuza të reja janë ngritur ndaj Princit Andrew në mesin e hetimeve mbi marrëdhënien e tij me financierin pedofil, Jeffrey Epstein. BBC citon një ish nëpunës civil të pohojë se ish princi ka përdorur paratë e taksapaguesve për masazhe dhe shpenzime të tepruara udhëtimi gjatë kohës kur shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Ish nëpunësi kishte refuzuar mes te tjerash të paguante për të mbuluar kostot e një masazhi për Andrew, por ishte penguar nga eprorë të tij. “Unë mendova se kjo ishte e gabuar..E bëra të qartë atëherë se nuk të paguanim për të, por në fund paguam gjithsesi.” Rimbursimet e pretenduara prej tij shkonin në mijëra paundë. Duke folur në kushte anonimiteti, ish nëpunësi tashmë në pension rrëfeu se ishte përballur disa herë me fatura shpenzimesh të tepruara që lidheshin me udhëtimet e supozuara zyrtare të Andrew-t gjatë periudhës 2001–2011. Një burim i dytë, duke folur për BBC, tha se kishte parë disa herë kërkesat për rimbursim të shpenzimeve të udhëtimeve të ish-princit. Ai rrëfeu se nuk kishte “absolutisht asnjë dyshim” mbi vërtetësinë e akuzave ndaj ish-dukës së York-ut. Kërkesat e tepruara për rimbursime përfshinin kostot e fluturimeve, dhomave të hotelit dhe pagat e stafit të Andreë, ku nuk ishte e qartë sa persona e shoqëronin dhe kush ishin ata. Thirrjet nga një sërë figurash publike për një hetim më të gjerë mbi marrëdhëniet e kaluara të Andrew me Epstein, jane shtuar ndjeshem. Ai vetë ka mohuar çdo shkelje, por ndërkohë nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave më të fundit.

Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
DIGITALB DIGITALB