Kreu i Shtetit, Bajram Begaj u prit në në një audiencë të veçantë në Vatikan nga Papa Leoni i 14. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, u takua dje me Papa Leonin në Pallatin Apostolik, ndërsa mes tyre u zhvillua një bisedë e përzemërt me fokus tek marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe kontributin shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon.