Top Channel/ Polica e Kosovës i ndalon djalin, reagon Vuçiç: Kurti s’është aq trim kur është me mua
28/06/2023 22:41

Një mbishkrim provokues në bluzën e djalit të Aleksandër Vuçiç duket se ka mjaftuar për të rindezur sërish tensionet Kosovë-Serbi. Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Danilo Vuçiç, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Gracanicë ku u festua Vidovdani, që ndryshe njihet si përvjetori i betejës së fushë kosovës mbajtur në vitin 1389. Mediat e Kosovës kanë shpërndarë pamje të momentit kur policia e Kosovës ka ndaluar djalin e Aleksandër Vuçiçit pasi ky i fundit kishte veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste në serbisht “Dorëzimi nuk është opsion”. Policia e Kosovës i ka hequr bluzën me këtë mbishkrim provokues në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve janë shumë. Kaq ka mjaftuar që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç të reagonte e thumbonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. SINK VUCIC “Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”. Sakaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e shfrytëzoi të mërkurën që përkonte edhe me festën e Kurban Bajramit për të vizituar vizitoi njësitet policore në veri të Kosovës, si dhe policët e rrëmbyer nga Serbia Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të cilët i falënderoi për qëndresë e besim. Pamjet: AFP

Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15