Rritja e çmimeve në Shqipëri ka ngadalësuar edhe blerjen e mjeteve motorike. Statistikat nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se në 8 muajt e parë të vitit janë regjistruar rreth 41 mijë mjete të reja. Por, krahasuar me një vit më parë janë gati 6 mijë mjete më pak që kanë hyrë në përdorim në vend, një shenjë e qartë se kriza e çmimeve ka dobësuar sektorin e transportit.