Top Channel/ Plagosja e të miturit, nxënësit e gjimnazit në Delvinë dalin në protestë: S’ka mësim…
06/03/2026 12:49

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull. Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin. Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi nxënësit janë larguar nga mjediset e saj. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor. Ata pretendojnë se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, duke krijuar ndjenjë pasigurie mes nxënësve. Nxënësit shprehen se drejtoria e shkollës nuk ka qenë korrekte në trajtimin e rasteve të tilla, duke lejuar nxënësin që shkaktoi konfliktin të largohej nga shkolla që në orën e pestë, ndërkohë që procesi mësimor zhvillohet me gjashtë orë mësimi. Sipas tyre, toleranca dhe mungesa e masave parandaluese kanë krijuar një klimë të pasigurt brenda komunitetit shkollor. Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e nxënësve, duke theksuar se shpërfillja e situatave problematike nuk i zgjidh ato, por përkundrazi mund të çojë në pasoja edhe më të rënda.

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11