Zbulimi i pesticideve të ndaluara në BE në dërgesat e grurit nga Ukraina ishte një nga arsyet e vendimit të njëanshëm të disa vendeve për të bllokuar të gjitha importet bujqësore ukrainase. Polonia dhe Sllovakia ishin midis shteteve kufitare me Ukrainën që ndaluan importin e mallrave bujqësoretë saj të cilat vërshuan drejt Bashkimit Europian pas masave të Brukselit për të ndihmuar Kievin të eksportojë mallra bujqësore – duke përfshirë këtu 'iniciativën e korsive të solidaritetit' dhe një liberalizim të përkohshëm të tarifave dhe kuotave.