Trajneri Zef Kovaçi denoncon vjedhjen që i është bërë shpërblimit të tij për arritjet e viti të shkuar. Një karrierë 39-vjeçare e trajnerit të peshëngritjes Zef Kovaci që përfundon në dyert e prokurorisë në këtë fillim pensioni për të. Akzua mbetet e thjeshtë edhe pse e shëmtuar, për vjedhje sic e konsideron ai përvetësimin e shpërblimit që ai duhet të merrte për aktivitetet ku ka qenë pjesë, si kampionati europian i shkuar me sportistin Erkand Qerimaj që u shpall kampion europe por që nuk ka ndodhur ashtu.