Është zbuluar një shtëpi e përshtatur për kultivimin e kanabisit në fshatin Pobrat të Dimalit. Ambienti ishte i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike. Falë operacionit të koduar “Pobrati”, u arrestua pronari i banesës Bejdo Rapos, dy vëllezër që merreshin me këtë veprimtari kriminale, Igli dhe Frederik Borova nga Fieri.