Dëgjesa me kryebashkiakët e qarkut Berat nuk prodhoi aspak fat, në vijimin e muajit të mjaltit mes bashkëkryetarit demokrat Luciano Boci dhe atij socialist Arbian Mazniku në komisionin e reformës administrativo territoriale. Pas disa seancave të paqta përfshi dëgjesat në rretheve nisi sherrnaja se kush do ta mbante ndezur më shumë mikrofonin për folur.