Rikthimi i reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme edhe në territorin e bashkisë së Durrësit. Mëngjesin e kësaj të mërkure, shumica e rrugëve dhe kryqëzimeve janë gjendur nën pushtetin e ujit duke shkaktuar probleme të shumta për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Probleme pati dhe në njësinë administrative të Sukthit ku shërbimi në qendrën shëndetësore u ndërpre deri në mesditë për banorët e zonës pasi ujërat depërtuan brenda qendrës shëndetësore.