Një protestues ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë. Sipas informacioneve, i riu është goditur në kokë nga ana e policisë, çka i ka shkaktuar gjakderdhje. Në videon e siguruar nga Top Channel, i riu po merr ndihmën e parë, duke u fashuar në kokë. Më pas pritet të transportohet me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.